Friday, December 14, 2012

Depp e ka seriozisht me Heard, i blen shtëpi 16 milionë dollarësh ...


Edhe pse është një prej çifteve të famshme të Holivudit, të cilët disa herë janë ndarë dhe bashkuar, duket se qëllimet e aktorit Johnny Depp me kolegen Amber Heard janë shumë serioze. Në fakt aktori së fundi në Nashville, të Tennessee, i bleu Amberit një shtëpi me vlerë rreth 16 milionë dollarësh, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.”Sigurisht, blerja e kësaj shtëpie është treguesi më i mirë deri më tani se sa është serioz Johnny kur është fjala për Amberin. Ajo gjithmonë ka ëndërruar të ketë fermën e vet. Kanë kërkuar që ta blejnë një në Teksas, sepse ajo ka prejardhje nga ky shtet federal,” tha një burim i të afërt me çiftin.


Në shtëpi ndodhen 19 dhoma dhe është mjaft e madhe sa për të mbajtur disa kuaj, të cilët aktorja i ka pasion që nga fëmijëria.


Aktori 49-vjeçar, i cili tashmë ka katër shtëpi në Los Angeles, si duket dëshiron edhe vetë të çlodhet duke luajtur muzikë në një fshat të Nashville.


Kujtojmë se Depp kishte filluar lidhjen e tij me Heard në fillim të këtij viti, pas prishjes së martesës 14-vjeçare me bashkëshorten, Vanessa Paradis.




Source:


http://nisediten.com/depp-e-ka-seriozisht-me-heard-i-blen-shtepi-16-milione-dollaresh/






The News from http://gloryjohnny.blogspot.com